Muzeu Etnografik i Lezhës po njeh një rritje të interesit nga vizitorët, duke u kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në qytet.Interesi nuk është vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj, të cilët gjatë sezonit turistik po e përfshijnë muzeun në itineraret e tyre të vizitës në Lezhë.Një pjesë e konsiderueshme e turistëve të huaj vijnë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ajo që tërheq më shumë vëmendjen e tyre janë objektet që dëshmojnë mënyrën e jetesës dhe traditat e hershme të banorëve të kësaj treve.

Veshjet karakteristike të krahinave të Lezhës, armët e punuara me mjeshtëri artizanale, si dhe veglat tradicionale të përdorura në jetën e përditshme janë ndër elementët që zgjojnë më shumë kureshtjen e vizitorëve.Përmes këtyre objekteve, turistët kanë mundësinë të njihen jo vetëm me traditat dhe zakonet, por edhe me historinë, kulturën dhe identitetin e zonës ndër shekuj.Rritja e interesit për Muzeun Etnografik shihet si një tregues i rëndësisë që po merr turizmi kulturor në Lezhë, duke i ofruar vizitorëve një alternativë përtej turizmit bregdetar dhe duke nxjerrë në pah pasurinë historike e kulturore të qytetit.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHYJNË NË FUQI NDRYSHIMET E KODIT RRUGOR, GJOBA TË RËNDA PËR CELULARIN DHE SHPEJTËSINË! TË DEHURVE PËRSËRITËS NË TIMON U HIQET PATENTA PËRGJITHMONË
Artikulli tjetërRAMA PËR FINANCIAL TIMES: SHQIPËRIA NË RRUGË TË QARTË DREJT BE! VENDI ËSHTË NË MOMENTIN MË TË MIRË NË SHUMË ASPEKTE