Nisma e qeverisë për të nxitur investimet në zonat malore permes Paketes se Maleve ka ngjallur interes të dukshëm edhe në Mirditë. Sipas të dhënave, janë mbi 200 aplikime, të shtrira në të gjitha Njësitë Administrative të kësaj bashkie, pjesa me e madhe bano te larguar qe duan te rikthehen dhe investojne ne vendlindje. Interesi më i lartë është për projekte në bujtina, agroturizëm dhe në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, thotë se kjo iniciativë është një mënyrë e mirë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, duke shtuar se përfitues do të jenë vetem vendasit.
Përballë interesit të shtuar për Paketën e Maleve, Bashkia Mirditë i kërkon qeverisë që ta mbështesë me investime në infrastrukturë, e cila ka degraduar në shumë zona.
Ne baze te numrit me te lartë të aplikimeve për Paketën e Maleve, Bashkia Mirditë ka përcaktuar 7 zona prioritare për zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik

Artikulli paraprakDEDE SHULLANI APEL PËR DIALOG DHE PAJTIM
Artikulli tjetërSHKODËR, ZGJEROHET AKSESI I SHËRBIMEVE SOCIALE