
Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ka nisur përgatitjet për vitin e ri shkollor 2026–2027. Vëmendja kryesore është përqendruar te pararegjistrimet, ku interesi i nxënësve që kanë përfunduar klasën e nëntë për arsimin profesional është i konsiderueshëm.
Drejtori i shkollës “Kolin Gjoka”, Bardh Dedgjonaj, u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të zgjedhin këtë institucion arsimor, duke e cilësuar atë si një mundësi të sigurt për ndërtimin e një të ardhmeje profesionale.
Në Shkollën e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” ofrohen pesë drejtime studimi, të përshtatura me nevojat e tregut të punës: Hoteleri-Turizëm, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Ekonomi-Biznes, Shërbim Social-Shëndetësor dhe Teknologji Ushqimore.
https://youtu.be/nzjX5JuTsU0






