Krahas bregdetit, në Lezhë ka patur vemendje të shtuar edhe për turizmin historik dhe kulturor.Një nga asetet më të vizituara është memoriali i Gjergj Kastriotit, por pa lënë pas kalanë mesjetare të qytetit, muzeun etnografik dhe kishat mesjetare.Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se mbi 20 mijë përsona e kanë vizituar memorialin e Skëndërbeut deri në këtë periudhe të vitit, ku numrin më të lartë të tyre e zënë turistat nga Izraeli.
Rajoni i Lezhës është një thesar historik dhe kulturor, ndaj dhe ka vemendje të shtuar ndaj aseteve të kësaj zone thonë vizitoret.
Me këtë trend, deri në fund të këtij viti pritet që numri i vizitorëve të kalojë 30 mijë, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024.

Artikulli paraprakSHIROKË, VIJOJNË PUNIMET PËR NDËRTIMIN E TROTUARIT
Artikulli tjetërINTERES PËR TURIZMIN HISTORIK NË LEZHË