Çdo vit e më shumë, shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër po tërheq interesin e të rinjve, të cilët e shohin arsimin profesional si një mundësi konkrete për t’u përgatitur për tregun e punës. Një nga arsyet kryesore të këtij interesi janë praktikat profesionale dhe bashkëpunimet që shkolla zhvillon me biznese të ndryshme, duke u dhënë nxënësve mundësinë të fitojnë eksperiencë reale dhe aftësi praktike që gjatë viteve të studimit.
Aktualisht, rreth 400 praktikantë realizojnë praktikën profesionale pranë bizneseve partnere të shkollës.
Praktikat profesionale që organizohen vazhdimisht nga shkolla “Hamdi Bushati” luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aftësive të nxënësve, duke i përgatitur ata sa më mirë për sfidat dhe kërkesat e tregut të punës në të ardhmen.

Artikulli paraprak35% E SHQIPTARËVE NUK PËRBALLOJNË QIRATË, FATURAT, PUSHIMET
Artikulli tjetërNIS ZBATIMI I SKEMËS SË RE TË PASTRIMIT NË LEZHË