Stefano Pioli nuk është më trajner i Interit. Kur duhen edhe 3 ndeshje deri në përfundimin e kampionatit italian, klubi zikaltër ka vendosur që të shkarkojë trajnerin dhe t’ia besojë skuadrën trajnerit të skuadrës së të rinjve, Stefano Vecchi.

Kjo është hera e dytë që Vecchi merr drejtimin e skuadrës së parë për këtë sezon. Ai drejtoi Interin edhe pas shkarkimit të Frank De Boer. Në ndeshjen ndaj Crotone, zikaltërit fituan 3-0 me Vecchi në stol. Interi renditet në vendin e shtatë të Serisë A, me 56 pikë.