Rreth 250 fëmijë që përbëjnë grupet e mbrojtjes për internetin e sigurtë në organizatën “World Vision” kanë parë në kinema “Millenium” një film i bazuar në një histori të vërtetë për internetin e pasigurtë.

Njëkohësh fëmijët janë edhe nxënës të shkollave të Shkodrës. Filmi që ndoqën titullohet “Cyber Bully” që do të thotë “Bullizmi në Internet”, historia e një vajzë në Amerikë e cila pasi tentoi të vriste veten pas ngacmimeve në internet bëri që në Amerikë të miratohej për herë të parë ligji për rastet kibernetike. Vetë nxënësit e shkollave, njëkohësh pjesë e grupeve të mbrojtjes të “World Vision” shprehen se nga pyetsorët që kanë bërë me bashkëmoshatarët e tyre rezulton se ngacmimet në internet janë të përhapura dhe ka mjaft raste të frikshme.

Nga një pyestor që vetë nxënësit kanë bërë në një prej shkollave 9-vjeçare në një fshat të Shkodrës rezulton se mbi 15% kanë deklaruar se janë ngacmuar në internet ndërsa një pjesë e madhe edhe pse e kanë pranuar në heshtje kanë hezituar të flasin më gjatë. Kjo shifër përveçse në shkollat 9-vjeçare është e përhapur ndjeshëm edhe në shkollat e mesme të Shkodrës teksa nga një raport i vitit të kaluar rezultonte se 44% kanë parë materiale pornografike ndëra 47% e tyre kanë pranuar se janë ngacmuar seksualisht nga të panjohurit në rrjetet sociale që posedojnë.