Ministrja e Drejtësisë është thirrur në interpelancë për ekstradimin e Nezar Seitit. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Ministrja e Drejtësisë ka ekstraduar Nezar Seitin, pjesëtarin e bandës kriminale Habilaj kur ligji e ndalonte për personat që janë në hetim.

Enkelejd Alibeaj: “Ministrja e Drejtësisë duhet të bënte verifikime para se të vendoste ekstradimin e Nezar Seitit. Ekstradoi Nezar Seitin me ngut, duke mos respektuar ligjin. Financieri i bandës së Habilajve ishte e vetmja gojë që do të fliste . Në historinë mes hajdutëve dhe kriminelëve ju ku e fusni veten?! Pranoni përgjegjësinë. Në burgun 313 ka një qeli e lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk ju mban të gjithëve

Etilda Gjonaj: Nuk jam thirrur për një debat ligjor por për një motiv të mirëfilltë politik. Kërkoni një kauz që nuk e keni. Për Seitin është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve dhe shumë viteve të mëparshme

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZBARDHEN EMRAT TË ARRESTUARVE MBRËMË NË ELBASAN, 1 NË KËRKIM
Artikulli tjetërMETA I KËRKON PAVLOPULOS TË RUAJË QETËSINË: QËNDRIMET E TIJ, JO NË SINTONI ME KOTZIAS