
Interreg adrion “fost innovation in sustainable tourism” – nxitja e sistemit te inovacionit te turizmit ne rajonin adriatico – jonian”
ishtë projekti që mblodhi se bashku drejtuesit e turizmit verior të dy qarqeve atë të Lezhës dhe Shkodrës si dhe Fakultetit Ekonomik, UNISHK i cili eshte i perfshire si partner.
Pjesmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të qarkut dhe prefekturës si dhe studentë të degës së turizmit.
Gjatë fjalës së tij Këshilltari I bashkisë Shkodër, Maxhid Cungu u shpreh se po bëjnë të mundur invistimin në turizëm duke u fokusuar tek përmirësimi I muzeve, kalave etj
Ndërkohë nën kryetari Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj u shpreh se dhe në zonën e tyre turizmit po I jepet një prioritet të madh falë investimeve që janë kryer në Vermosh, Tamarë,Reç.
Mirëpo përveq investimeve Drejtori I Drejtorisë së Turizmit në Shkodër Gentian Mema u shpreh se turizmi ne Shqipëri ka një sërë mangësish kjo për vetë faktin se nuk se në nuk kemi një ministri të turizmit.
Turizmi është pasuria me e madhe që ka Shqipëria e njëkohësisht njjë nga faktorit kryesor të gjenerimit të të ardhurave .


