Duke komentuar për herë të parë intervistën e dhënë së fundmi nga ish-Kryeministri Fatos Nano, Rama tha se ai është pikë referimi.

“Fatos Nano nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është çuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të tërhiqet me dorëheqje.

Ai është pikë referimi se ai ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme të imponuara te ç’do aktor që është në tavolinën e saj ka të gjithë mendjepremhtësinë të më japë opinionet e tij kur ia kërkoj.

Pa, jam unë që i kërkoj opinione dhe ai mi jep kur unë ia kërkoj. Është fat dhe kënaqësi që të mund të komunikosh me ata që e kanë pasur këtë detyrë që të të japë një këshillë. Askush që nuk e ka pasur këtë detyrë nuk e kupton dot vetminë e majës.

Të gjithë kujtojnë se shkon fjollë. Në majë je vetëm, ku era fryn nga të gjitha anët dhe duhet të marrësh vendimet kyçe”, tha Rama.

Artikulli paraprakSKANDALI I “TIRES”, RAMA: MESAZH I QARTË PËR TË GJITHË! SHËNDETËSIA SOT AS NUK KRAHASOHET ME 7 VITE MË PARË
Artikulli tjetërGRIDA DUMA NXJERR FOTOT: JA SI DETYROHEN MËSUESET TË SHKOJNË NË TAKIMET ELEKTORALE TË ERION VELIAJT