Invalidët e aksidentuar në punë po përballen me sfida të shumta. Presidenti I kësaj shoqate, Rasim Shahini tregon se problem kryesor mbetet mosrespektimi I hapësirave të parkimit të dedikuara për këtë kategori, kryesisht në zonat turistike Shirokë dhe Velipojë.

Shahini shton se problematikë për këtë shoqatë është edhe mungesa e një mjeti transporti, për nevojat e invalidëve.

Në qarkun Shkodër janë rreth 150 invalidë të aksidentuar në punë të cilët kanë nevojë për mbështetje më të madhe financiare, kushte më të mira jetese dhe vëmendje nga institucionet përgjegjëse.

Artikulli paraprakTRUMP: IZRAELI DHE IRANI SHKELËN ARMËPUSHIMIN
Artikulli tjetërSAMITI I NATO-S ME FOKUS SHPENZIMET E MBROJTJES