Kujtim Shelnishta është 52 vjeçari në qytetin e Shkodrës I cili pretendon se I është bërë padrejtësi nga Drejtoria rajonale e Shërbimit Social në Shkodër pasi komisioni shumëdisiplinor në qershor vendosi të ndryshojë vlerën e pensionit të invaliditetit nga 11 mijë lek në 9400 lek të reja për 52 vjeçarin. Sipas tij, ky vendim është I gabuar pasi me aq të ardhura e ka të pamundur të përballojë jetesën.

Ai kërkon nga drejtuesit e këtij institucioni që të rishyqrtojnë edhe një herë vendimin për vlerën e pensionit.

Të ardhurat që 52 vjeçari Kujtim Shelnishta përfiton nga pensioni I invaliditetit nuk mjaftojnë për të siguruar as ilaçet që atij I duhen për mjekim. Në një situatë ku kriza ekonomike ka rritur çmimet e të gjitha produkteve dhe shërbimeve, 9400 lek pension në muaj është një shumë qesharake që I shpërndahet invalidëve për të mbijetuar.

 

Artikulli paraprakKARBURANTI JO CILËSOR, EMIGRANTËT: I SJELLIM MAKINAT ME FRIKË
Artikulli tjetërPS ZHVILLON DËGJESËN PUBLIKE NË ANËN E MALIT