Duke nisur nga ky sezon turistik, zona e Shëngjinit nuk do të ketë më probleme me furnizimin me energji elektrike.Prej ditesh ka nisur puna për instalimin e rrjetit të ri që do të përmiresoje ndjeshem sistemin e furnizimit me energji, për familjaret dhe bizneset në këtë zonë turistike. Administratori i Njesisë Shëngjin Brahim Demi thotë se ky investim pritet të përfundojë para nisjes zyrtare të sezonit turistik.

Referuar projektit, në zonen e Shëngjinit do të shtrihen rreth 20 km kabull elektrik nëntokësor, duke eleminuar rrjetin e vjeter mbitokesor 10 kilovolt tejet të amortizuar.Ky investim është financuar nga Ministria e Energjisë dhe Infrastruktures, përmes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe përfshihet e gjithë zona turistike Shëngjin, Kune dhe Rana e Hedhun.

Krahas tre linjave të reja të rrjetit shpërndares, në zonen e Shëngjinit do të ndërtohen edhe 24 kabina të reja që do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike, e në këtë menyre zgjidhet një problem disavjeçar në këtë zonë turistike e cila ka njohur zhvillim të jashtëzakonshem gjatë viteve të fundit.

Artikulli paraprakKONFERENCA “QYTETI I SHTYPIT TË PAVARËSISË”
Artikulli tjetërAKTORËT E RINJ SJELLIN “SHFAQJA QË SHKON KEQ”