Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi Qendrën Shëndetësore të Velipojës duke thënë se do t’i nënshtrohet një investimi për të përmirësuar kushtet si dhe për ta kthyer me shërbim 24 orë gjatë sezonit të verës ku fluksi i pushuesve të huaj dhe vendas është i lartë.

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i cili kërkoi që qendra shëndetësore e Velipojës të jetë 24 orë tha se shërbimet që ofrohen janë në lartësinë e duhur.

Ministrja Manastirliu u shpreh se në 30 qendrat shëndetësore verore në total deri më tani kanë marrë shërbim mbi 20 mijë pushues.

Përveç qendrave shëndetësore verore dhe 18 postacioneve të autoambulancave janë shtuar edhe 9 njësi të asistencës mjekësore në territor, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

Artikulli paraprakKONTROLLET NË PLAZHIN E VELIPOJËS, BLLOKOHEN 2 JET SKI DHE 5 VARKA ARTIZANALE
Artikulli tjetërVLLAZNIA ELEMINOHET NGA LINFIELD