Investimet në infrastrukturën rrugore në Bashkinë e Kurbinit po hyjnë në fazën përfundimtare, duke ndryshuar ndjeshëm panoramën urbane dhe rurale të zonës.Aktualisht janë 19 kantiere të hapura në të gjithë territorin, ku puna vijon me ritme intensive.Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, deklaroi se projektet përfshijnë rikonstruksionin e rrugëve lidhëse të qytetit me akset kombëtare, si edhe asfaltimin e rrugëve të brendshme në Laç dhe në njësitë administrative të Kurbinit.

Falë kërkesave të banorëve dhe zbatimit të projekteve të financuara nga fondet e Bashkisë Kurbin, një pjesë e madhe e këtyre problematikave po marrin zgjidhje.Banorët shprehen pozitivë për investimet e realizuara gjatë viteve të fundit, duke vlerësuar se përmirësimi i infrastrukturës po rrit cilësinë e jetesës.

Ndërhyrjet që po realizohen pritet të krijojnë aksusueshmeri në lëvizje për banoret, pasi mungesa e infrastruktures ishte kthyer ne shqetesim në shume zona te Kurbinit.

https://youtu.be/pzG2Aikvyi0

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRASJA NË SHKODËR, PISTË KRYESORE XHELOZIA
Artikulli tjetërVRASJA NË LAÇ, IDENTIFIKOHET AUTORI I DYSHUAR