Fshati Jezull pak km larg qytetit të Rrëshenit, njohu për herë të parë asfalt pas 35 viteve demokraci. Rruga me gjatësi 1.5 km është rehabilituar dhe asfaltuar, duke krijuar lehtesi në lëvizje për banoret e kësaj zone. Investimi në këtë fshat është një prej disa projekteve infrastrukturore që po realizohen në Bashkinë Mirditë. Pas sistemimit të rrugeve, trotuareve, lulishteve dhe ndriçimit në qytetin e Rrëshenit, vemendja është përqëndruar në njesitë administrative ku ka më shumë probleme, thotë kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi.

Ndërhyrjet infrastrukturore që po realizohen në Mirditë, janë pritur mjaft mirë nga banoret, të cilët thonë se ishin lënë në harrese prej dekadash.

Këto investime po realizohen me të ardhurat e Bashkisë Mirditë, duke përmiresuar ndjeshem jeten e banoreve në qytetin e Rrëshenit, Reps, Jezull, Kodër Rrëshen, Ndërfanë dhe Rubik.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT/ ZBARDHEN 3 SKENARËT E MUNDSHËM PËR VOTIMIN DHE NUMËRIMIN ELEKTRONIK
Artikulli tjetërBASHKIA FTON QYTETARËT: LE TË SHIJOJMË PARADËN E KARROVE ME PERSONAZHET E KARNAVALEVE