
Brenda nje kohe te shpejte në Lezhë do të marrë zgjidhje 80% e problematikës me infrastrukturën rrugore. Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, gjatë konsultimit publik të projekt-buxhetit afatmesëm 2027–2029. Sipas Ndreut, në bashkëpunim edhe me qeverinë, është planifikuar të investohet në 165 rrugë në zonat urbane dhe rurale.
Deri në fillim të muajit korrik do të hidhet shtresa e parë e asfaltit edhe në rrugët e qytetit, për t’i dhënë fund kaosit të krijuar prej muajsh si shkak i punimeve që po realizohen për kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza.
Duke ju referuar prioriteteve, Bashkia Lezhë ka planifikuar të investojë 3 miliardë lekë me të ardhurat e saj në vitet 2027–2029.
https://youtu.be/q-I6sWMZUEA






