Infrastruktura në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës po merr një tjetër pamje. Pas përfundimit të ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, ka nisur asfaltimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit publik, investime që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili u shpreh se ky është një tjetër premtim i mbajtur, ndërsa theksoi se investimet për transformimin e kësaj lagjeje do të vijojnë edhe në vazhdim.

Ndërhyrja është mirëpritur nga banorët, të cilët vlerësuan investimet e realizuara dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonë.

Lagjja “Nënë Tereza”, me rreth 11 mijë banorë, është një nga zonat më të mëdha të qytetit, ndërsa investimet që po realizohen nga Bashkia Lezhë po i japin një pamje të re dhe po përmirësojnë kushtet e jetesës per komunitetin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTUESIT TENTOJNË TË BLLOKOJNË HYRJEN E KUVENDIT, PËRPLASJE FIZIKE ME POLICINË, MBËRRIJNË FORCAT E NDËRHYRJES SË SHPEJTË
Artikulli tjetërPËRPLASJA ME POLICINË JASHTË AMBIENTEVE TË KUVENDIT, SHOQËROHEN NË KOMISARIAT DISA PERSONA, MES TYRE DRITAN GOXHAJ