Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes “Vukaj” në Pllanë, ku ka prezantuar punimet e nisura për rikualifikimin e kësaj zone. Ndreu theksoi se investimet e bashkisë nuk ndikohen nga preferencat politike të qytetarëve, duke nënvizuar se, edhe pse në këtë lagje nuk kishte marrë mbështetje me votë, administrata që ai drejton ka vijuar të investojë për përmirësimin e kushteve të jetesës.Sipas kryebashkiakut, filozofia e punës së Bashkisë Lezhë nuk bazohet në ndarje politike, por në ofrimin e shërbimeve të barabarta për çdo qytetar dhe komunitet.Ndërhyrja për rikualifikimin e lagjes “Vukaj” është përshëndetur nga vetë banorët, të cilët kanë shprehur mirënjohje për investimin dhe kanë vlerësuar angazhimin e bashkisë për përmirësimin e zonës.

Investimi në lagjen “Vukaj” është pjesë e programit të Bashkisë Lezhë për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale, ku po zbatohen një sërë projektesh në njësitë administrative, me synim rikualifikimin e hapësirave publike, përmirësimin e rrugëve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për banorët.

https://youtu.be/RDpOlQGYueE

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTA E LIQENIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërPJERIN NDREU: DENONCONI ÇDO ABUZIM NË PLAZHE