Ndriçimi publik në Mirditë, i cili prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për banorët e disa zonave, tashmë ka marrë vëmendjen e Bashkisë. Pas ndërhyrjeve të realizuara në Rrëshen, puna po vijon për ndriçimin e unazës së qytetit, si dhe në zonat periferike ku ka fluks të lartë lëvizjesh gjatë orëve të mbrëmjes si dhe në qytetin e Rubikut.Këto investime konsiderohen të domosdoshme për të rritur sigurinë dhe për të ofruar më shumë komoditet për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.
Mungesa e ndriçimit ishte kthyer në një problem serioz brenda qyteteve të Rrëshenit dhe Rubikut, por edhe në zonat periferike me lëvizje të shumta ne Mirditw.Kjo situatë kishte krijuar shqetësim dhe pasiguri tek qytetarët gjatë lëvizjeve në mbrëmje, ndwrsa ndwrhyhet e nisura pritet tw pwrfundojnw brenda pak javesh.

Artikulli paraprak“TË NDRIÇOHEMI, PO NA VJEN MUAJI I KUR’ANIT!”
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA E PANDALSHME EDHE NË LIGËN UNIKE