Pjesa më e madhe e buxhetit të Bashkisë Lezhë për vitin 2025 do të shkojë për infrastrukturen rrugore, ku është parashikuar të ndërtohen 51 rrugë në qytet dhe fshatra, por ka disa zona me mjaft probleme dhe nuk mund të ndërhyhet. Bëhet fjale për fshatrat Mërqi, Rraboshtë, Manati dhe Gryk Manati, ku banoret kanë paraqitur ankesa të vazhdueshme për degradimin e infrastruktures rrugore.

Duke ju përgjigjur shqetësimit të tyre, nën kryetari i Bashkisë Lezhë Fatjon Zefi thotë se vemendja e kësaj njesie vendore është në të gjithë territorin, por në zonat ku nuk nuk janë parashikuar ndërhyrje do të ndërtohen ujësjellësat e rinj e më pas do të rehabilitohen rruget.

Buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2025 kap vlerën e 22.7 miliard lekëve të vjetra ku 42.3 % është parashikuar të shkojë për shërbime publike përfshire investimet në infrastrukture, në qytet dhe fshatra.

Artikulli paraprakMUZEU, DRANGU: TË RUHET ORIGJINALITETI
Artikulli tjetërBERISHA: VIZITA E CHRIS LACIVITA NË SHQIPËRI HISTORIKE! DO VAZHDOJË BETEJËN QË FITOI NË UASHINGTON