Në kuader të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë në zonen e Shëngjinit.Sipas njoftimi të OSHEE
për vijimin e shembjes së godines së vjeter dhe spostimin e paneleve të kontroll-komnadimit si dhe të kalimit të fiderave në çelat e reja 20kV dhe lidhjen e urave kabllore të transformatorit në celat e reja të cilat do të montohen në godinen e re, do të behet stakimi i Transformatorit të Fuqise ekzistues në Nst. Lezhë diten e martë dt.28.01.2025 nga ora 11:00 – 16:00.Për proçesin e kalimit të kabllove të fiderave nga celat ekzistuese tek celat e reja do të ketë stakim të energjisë elektrike në Shëngjin Qender, Kune dhe Rera e Hedhur.