
Përgjatë vitit 2025, në njësinë administrative të Dajçit do të punohet për rikonstruksionin e rrugëve të reja, pastrimin e kanaleve të bllokuara dhe ndriçimin e rrugëve kryesore. Administratori Broz Pjetrani tregon se pjesa më e madhe e investimeve do të realizohen brenda këtij viti.
Një nga investimet kryesore është ai në rrjetin e ndriçimit të rrugëve kryesore tregon administratori.
Prej dy muajsh në njësinë administrative të Dajçit vijon puna kryesisht për pastrimin e kanaleve kulluese ndërsa është investuar edhe në rrjetin e energjisë elektrike.