
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet në rrugët “Todi Germeni” dhe “Udhëtari” në Njësinë Administrative Rrethina. Së bashku me banorët e zonës ka parë nga afër punimet e këtyre rrugëve të cilat prej vitesh kishin rënduar jetën e banorëve të zones.
Ky investim konsiderohet si një investim strategjik për zonën pasi lidh tre fshatra – Shtojin e Ri, Golemin dhe Grudën – me aksin nacional Shkodër-Koplik, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin për komunitetin e zones.
Rruga, me një gjatësi prej 2.2 km, ishte lënë në harresë për dekada, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët, sidomos gjatë stinës së dimrit kur baltat dhe gropat me ujë e bënin thuajse të pakalueshme.