
Në hyrje të qytetit të Shkodrës rrëzë kalasë “Rozafa” po vijon puna për ndërtimin e muzeut të lundrimit .
Në profilin e tij në facebook Kryebashkiaku iShkodrës Benet Beci ka shpërndarë pamje nga puna e përditshme atje duke theksuar se ky projekt do t’i japë hyrjes së qytetit një fytyrë të re.
” Mirëmëngjes nga Shkodra që punon për t’u bërë edhe më e bukur!
Puna në Muzeun e Lundrimit po vijon intensivisht, për të sjellë një hapësirë moderne që do të tregojë historinë, kulturën dhe lidhjen e qytetit me traditën e lundrimit.
Ky projekt do të kthehet në një simbol të identitetit europian të Shkodrës, një pikë tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.
Çdo ditë po afrohemi më shumë me një vepër që do t’i japë hyrjes së qytetit një fytyrë të re.”






