Dy shkolla të rëndësishme në Shkodër po i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë, një investim i Bashkisë Shkodër që synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënien. Punimet po vijojnë çdo ditë, pa ndërprerje, me qëllim përfundimin brenda afateve të parashikuara. Në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, ky investim do t’i japë fund problemit të mësimit me turne, duke e kthyer godinën në një institucion model. Drejtoresha Nevila Zhabjaku u shpreh se shkolla do të ketë standarde të reja, me palestër, kënde logjistike, ngrohje dhe kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit.

Edhe gjimnazi “Kole Idromeno” po rikonstruktohet plotësisht, një investim i domosdoshëm për shkak të amortizimit të godinës ndër vite. Punimet po zhvillohen me ritme të shpejta, për të garantuar kushte moderne për nxënësit e gjimnazit dhe shkollës me kohë të pjesshme që zhvillon mësim në të njëjtën godinë.

Investimi i Bashkisë Shkodër po mirëpritet nga komuniteti I prinderve dhe mesuesve si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytet.

Artikulli paraprakISH NXËNËSIT VIZITË NË GJIMNAZIN “OSO KUKA”
Artikulli tjetërPRESIDENTI I FSHF ARMANDO DUKA NË SHKODËR