
Rajoni i Lezhës po zgjon gjithnjë e më shumë interesin e investitorëve vendas dhe të huaj. Zonat më të kërkuara janë bregdeti i Shëngjinit dhe i Tales, ku kanë nisur një sërë projektesh në sektorin e turizmit, ndërsa të tjera janë në proces të miratimit te lejeve.
Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, sipas të cilit investimet private, përmes vjeljes së taksës së infrastrukturës, kanë rritur të ardhurat dhe kjo përkthehet në më shumë investime për Lezhën.
Me investimet moderne që po realizohen nga sektori privat në ndërtimin e resorteve përgjatë vijës bregdetare të Lezhës nga Rana e Hedhun deri ne Tale, synohet të ecet drejt një turizmi elitar, pasi edhe infrastruktura rrugore dhe shërbimet jane permiresuar ndjeshem.






