50 vite më parë, kur përfundoi studimet në Inxhinieri Metalurgjike, nuk do ta mendonte asnjëherë që pas daljes në pension do të ishte një nga shitësit e gazetave më të njohur në qytetin e Shkodrës. Fatmir Agaj, çdo mëngjes në orën 6 nis punën në pikën e tij për shitjen e gazetave. Një punë kjo që nisi 5 vite më parë, si e vetmja formë për të ndihmuar pensionin modest që ka përfituar pas shumë viteve punë.
Të vetmit që blejnë rregullisht gazetën, janë pronaret e kafeneve tregon I moshuari, ndaj del shumë herët në punë.
Të moshuarit ndërkohë janë besnikët më të mëdhenj të gazetave. Ata e të vërtetë e kanë formën më të sigurtë të informimit por edhe argëtimit tregon 75- vjeçare.
Përveçse I shet, Fatmir Agaj ka qenë dhe mbetet një lexues I rregullt I gazetave. Për të shqetësim është përmbajtje e tyre, krahasuar me shumë vite më parë.
Veten si shitës të gazetave e sheh edhe për 2 vitet e ardhshme, pasi ai I frigohet faktit se edhe 4 gazeta që janë në treg, do të ndalojnë së prodhuari.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA PROMOVON LËPUSHËN
Artikulli tjetërNDARJA NGA JETA E REGJISORIT DHIMITËR ANAGNOSTI