Organizata policore IPA SCODRINI REGION që është dega në Shkodër e IPA Albania me mbështetjen e Myftinisë Shkodër kanë mundësuar shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. Presidentja e IPA në Shkodër Edra Beci thotë se shpërndarja u zgjodh të bëhej në natën e madhe të Kadrit në muajin e madhërueshëm të Ramazanit në të cilin jemi.

Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni u shpreh se kjo shpërndarje është e veçantë duke qenë se lidhet me familjet e policivë të rënë në krye të detyrës.

Fillimisht u shpërndanë 30 pako ndërsa kjo shperndarje me ndihma ushqimore nga organizata policore IPA SCODRINI REGION do vijojë edhe në ditët në vazhdim në bashkitë e tjera të qarkut Shkodër.