Dhjetë persona janë vrarë gjatë natës në protesta anti-qeveritare që po zhvillohen në Iran. “Në ngjarjet e natës së kaluar, për fat të keq një total prej rreth 10 vetë u vranë në disa qytete”. Të paktën 12 persona kanë vdekur që kur protestat filluan të enjten. Të hënën, presidenti Hassan Rouhani tha se protestat dhe kritikat ishin një mundësi, jo kërcënim.

Ai tha se vendi duhet të punojë së bashku për të zgjidhur problemet e saj ekonomike.

Rohani tha: “Kombi ynë do të merret me këtë pakicë që këndon slogane kundër ligjit dhe dëshirave të njerëzve dhe fyen shenjtëritë dhe vlerat e revolucionit”.

Ai më parë tha se qytetarët ishin të lirë të protestonin, por jo dhunshëm. Megjithatë, protestat vazhduan brenda natës.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shuar një tubim në sheshin Engheleb të Teheranit.

Demonstrime u raportuan në Kermanshah dhe Khorramabad në perëndim, Shahinshahr në veri-perëndim dhe në qytetin verior të Zanjanit.

Demonstratat, të cilat shpërthyen të enjten në qytetin e dytë të Iranit, Mashhadit, janë shfaqja më e madhe e mospajtimit që kur tubimet e mëdha të Lëvizjes së Gjelbër u shtypën brutalisht në 2009.

Protestuesit e armatosur ishin përpjekur të merrnin disa stacione policore dhe baza ushtarake, por u përballën me rezistencë serioze nga forcat e sigurisë.

Artikulli paraprakVELIAJ U JEP ÇEKUN E BEBES DY FËMIJËVE TË PARË TË 2018-ËS
Artikulli tjetërÇAKO: ASNJË INCIDENT GJATË NDËRRIMIT TË VITEVE