Qindra mijëra iranianë u tubuan të premten për të shënuar përvjetorin e Revolucionit Islamik.

Tubimet përkujtuan 11 shkurtin e vitit 1979, kur ndjekësit e Ajatollah Ruhollah Khomeinit rrëzuan Shahun Reza Pahlavi, monark që gëzonte mbështetjen e SHBA-së. Televizioni shtetëror transmetoi pamje të turmave të mëdha të njerëzve në Teheran dhe qytete të tjera. Disa parulla lexonin “Vdekje Amerikës”. Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është “problem” dhe shtoi se Irani “do t’i përgjigjet fuqishëm çdo kërcënimi”. “Secili që kërcënon qeverinë dhe forcat tona të armatosura duhet ta dijë se vendi ynë është i bashkuar dhe vigjilent. Do të ngrihemi kundër armiqve tanë deri në fund”, tha Rohani.

Artikulli paraprakSULM ME MOLOTOV NË TREN, PASAGJERËT PËRFSHIHEN NGA FLAKËT
Artikulli tjetërPUKË, SEKUESTROHEN 41 KG KANABIS