Atleti shkodran Irfan Domnori vazhdon të jetë i arrestuar në burgun e Spuzhës në Podgoricë për mbajtjen e flamurit shqiptar ndërsa mikja e tij Elida Jorgoni, bashkëpunëtore në shoqatën “Foleja kombëtare shqiptare” thotë se ai është i rrezikuar sepse ndodhet në të njëjtin burg me çetnikët serb që janë arrestuar gjithashtu në Malin e Zi gjatë protestave atje

Jorgoni thotë se është e sigurtë se Irfan Domnori ka kaluar përmes doganës në Hanin e Hotit por oficerët atje nuk e kanë regjistruar hyrjen e tij në Malin e Zi dhe thotë se kjo çështje do hetohet.

Politika, institucionet shqiptare por edhe politikanët shqiptar në Malin e Zi, ambasada shqiptare atje dhe shoqatat atdhetare nuk po ndërhyjnë dhe s’po e bëjnë punën e tyre shprehet Jorgoni për këtë arrestim të padrejtë të Irfan Domnorit.

Irfan Domnori është arrestuar në një situatë ende të paqartë në Malin e Zi ndërsa dyshohet se ka shkuar sërish me flamurin shqiptar për të marrë pjesë në një aktivitet ndërsa më nëntor të vitit që lamë pas qëndroi dy ditë në burg dhe mori 300 euro gjobë dhe një muaj ndalim hyrje në Malin e Zi pikërisht për mbajtjen e flamurit shqiptar në Krajë, situatë që përsëritet sërish.

Artikulli paraprakTËRMETI, MASSAFRA: ASKUSH TË MOS “LAJË” DUART SI PILATI
Artikulli tjetërNJË VIT PAS MARTESËS, FAMILJA DHE MIQTË I JAPIN LAMTUMIRËN E FUNDIT ÇIFTIT SHQIPTAR NË AUSTRALI