
ZËVENDËSON NË KUVEND KANDIDATEN E PD PËR SHKODRËN VOLTANA ADEMI. Irma Kopliku do të jetë deputetja më e re e Parlamentit të Shqipërisë. Kopliku do të zëvendësojë në kuvend kandidaten e PD për Bashkinë Shkodër Voltana Ademi. Pas njoftimit zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, deputetja e ardhshme thotë se do të jetë një zë i fuqishëm në parlament.
Kopliku thotë se e merr mandatin e saj në një kohë kur Shqipëria po keqqeveriset nga dyshja Rama-Meta. Deputetja më e re e Qarkut Shkodër flet edhe për zgjedhjet vendore duke përgëzuar faktin se me 21 qershor do të jenë përballë dy femra për Bashkinë Shkodër. Irma Kopliku do të jetë deputete e kuvendit sepse sipas ligjit deputetet femra që japin dorëheqjen duhet të zëvendësohen nga e njëjta gjini dhe sipas listës së 2013-ës të PD Kopliku është kandidatja e radhës që tashmë mandatohet për 2 vitet e ardhshme në Parlament.