Në konferencën që u zhvillua mëngjesin e sotëm për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, ambasadori amerikan Donald Lu ka bërë vërejtje për mungesën e deputetëve të mazhorancës në këtë diskutim. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Lu ka pyetur deputetin socialist Bledi Çuçi përse në konferencë janë shumë pak deputetë të mazhorancës.

“Kam një pyetje për mazhorancën. Nuk po shikoj shumë deputetë të shumicës, 2-3. Z.Çuçi do të më shpjegojë përse anëtarët e tjerë të mazhorancës janë akoma në krevat? Duhet të di nëse shumica po e merr me seriozitet këtë çështje, nëse jeni dakord me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Është e rëndësishme që opozita dhe shumica të përfshihen në këto diskutime”, u shpreh ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, Donald Lu vlerësoi pjesëmarrjen e opozitës në këtë konferencë që përfaqësohej nga Oerd Bylykbashi, ku u diskutua për vendosjen e teknologjisë në zgjedhje. Ai u bëri thirrje dy palëve që të bashkëpunojnë dhe të dialogojnë për reformën zgjedhore dhe të zbatojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR

Artikulli paraprakSHQIPTARI ME KAMION PËRPLAS DY TË RINJ NË GREQI, NJËRI VDES
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E GRABITËSVE SHQIPTARË, VIDHNIN FLORI DHE PARA CASH