Kryeministri Edi Rama, në një takim nga Shiroka në Shkodër, tregoi arsyet se përse qytetarët duhet të votojnë përsëri Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, Partia Socialiste ka shumë punë për të bërë në mandatin e tretë qeverisës, duke shtuar se pakënaqësitë dhe mërzia e shqiptarëve ndaj qeverisjes ndaj këtyre tetë viteve është e justifikueshme.

“Këta ça duan tani të votojnë për PD, duan edhe ta votojnë Lulin et ë hanë një taksë për dashurinë, s’është çështja të bëhesh me PS dhe të duash Edi Ramën, por të jesh me veten tënde dhe qytetin që jeton, pasi Shqipëria është fjalë e madhe. Nëse je me këto nuk duhet të ndryshosh rrugë. Prindërit që duan të çojnë në universitet fëmijët, ca duan, që të ndeshen prapë me atë kohë, kur fëmija yt, edhe pse me mesatare të mirë, nuk futej në degën që doje. Sot është sipas meritës, vjen fëmija i çobanit në mal, del i pari dhe nuk e ndalon dot, sepse çdo gjë lë gjurmë. Ata duan ta kthejnë këtë gjë, sot ishim tek Vau i Deas dhe aty një pjesë kishte ujë dhe disa të tjerë do të kenë. Doni të kthehet prapë historia me lodrat, tubat dhe partinë, apo të kthehet prapë historia e fashave për energjinë elektrike, ata e kanë pjesë të fushatës. Këta duan t’i kthejnë prapë. Kush voton këta, është e sigurt, merr tramvajin e Tiranës, s’të erdhi, s’të jep kush llogari, ka një defekt teknik do të vijë nesër. Për të mbyllur, është shumë e rëndësishme që ta fitojmë këtë betejë të madhe botërore kundër armikut të padukshëm dhe të dalim nga kjo histori me sukses dhe të lëmë pas këtë tunel. por kush do e çoj deri në fund vaksinimin masiv. Si ndodhi që Shqipëria është një nga dy vendet që siguroi vaksinat për të bërë vaksinimin masiv, ku të tjerët janë ende në dozat e para. Ishte këmbëngulja, durimi dhe puna ditë natë që kemi bërë nga të katërta anët. Këta nuk dinë të bëjnë këto gjëra, po të kishin ditur do i kishin bërë. Më çoni në një shkollë që kanë ndërtuar dhe më thoni këta e kanë ndërtuar, më tregoni një spital që kanë bërë këta, asgjë, nuk di. Thjesht ata s’dinë është mbledhur paaftësia bashkë atje dhe ata dinë një gjë, dy gishtat dhe Rama ik, sepse ndryshe nuk ia dalim dot. Ku të iki unë, ku të iki. Ku dhe pse për çfarë arsye, sepse duan ata? Ata duan të kthehen në atë histori dhe ajo përpjekje e madhe dhe përpjekjet që kemi bërë bam e bum, për të vërë bazat që të ketë drejtësi të ikin kot, ta marrë lumi Bunës, për hallin e Ilirit dhe të Saliut, sapo ka filluar të çeli embrioni që është krijuar duan ta shkelin me këmbë. Ata kërkojnë vota dhe marrin mbështetje nga njerëz që janë të interesuar. Sa vite u bë? Sa? 700 vite? Sistemet që ne shohim me admirim kanë shekuj e dekada të tëra, nuk ndërtohet një sistem drejtësie kaq kollaj, sidomos një vend i molepsur që ne gjetëm në këtë pikë. Asnjë arsye nuk ka për të votuar këta, s’ka asnjë. Ka shumë arsye për të qenë të pa kënaqur me ne, të mërzitur, patjetër, janë të vërteta, s’jemi të përsosura, kemi gabimet e të metat tona, por një gjë është pak por e sigurt, mandati i tretë s’është për mua personalisht, por është që të gjitha këto baza që janë vendosur e punë që janë duke u zhvilluar të mos ndërpriten e të shkojnë drejt fundit me sukses. Mandati i tretë sot për ne është vendim i popullit për të mos u kthyer prapa përsëri. Është mandat për të afirmuar kthesën, që tanimë po merret, e për të mos lejuar që të shkojë rrokapjekthi puna mbrapsht. Që ta bëjmë Shqipërinë një vend që e ardhmja të jetë këtu, duhet punë e durim. Sa herë kemi provuar që gjërat e mëdha t’i bëjmë sa hap e mbyll sytë kemi rënë me kokë në humnerë, nuk fitohen luftërat e mëdha nëse nuk fitohen çdo ditë betejat e vogla”, u shpreh kryeministri.