Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas ironisë së këtij të fundit që i cilësoi aleatët e demokratëve ‘memexhinj’.

Basha thotë se kur Rama qesh, Shqipëria qan, por kryeministri e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarë janë lodhur prej tij.

Lideri i opozitës e garanton se lodhjen e shqiptarëve do e mësojmë më 25 prill kur ta laargojnë dhe të qeveria e re të sjellë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

Artikulli paraprakTJETËR FITORE PËR TITULLIN, VLLAZNIA NUK NDALET, HOXHAJ NDËSHKON BYLIS NË SHTESË
Artikulli tjetërPARLAMENTI MIRATON PROJEKT-LIGJIN, GREQIA ZGJEROHET ME 12 MILJE NË DETIN JON