Klubi i futbollit Vllaznia shpall “non-grata arbitrin Enea Jorgji pas gjykimit të njëanshëm në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës duke qenë vendimtar në eleminimin e kuqebluve dhe fitoren 2-0 të durrsakëve.

Klubi Vllaznia përmes një deklarate për shtyp në faqen zyrtare quan të turpshëm kryesorin Enea Jorgji. “Themi i turpshëm sepse arbitri Enea Jorgji vendosi jo vetëm fatin e kësaj ndeshje por edhe atë të kualifikimit. Natyrisht që për ne nuk ishte ndonjë gjë e re me këtë arbitër sepse sidomos në këtë sezon na ka dëmtuar sistematikisht. për të përfunduar tek ndeshja ndaj Teutës e cila ishte një turp i vërtetë për këtë arbitër që fatkeqësisht mban edhe stemën e FIFA-s. 11-metërshi i dhënë prej tij jo vetëm që është qesharak por duhet të shoqërohet me heqjen e stemës që mban. Mosndërprerja e lojës për goditje të topit me dorë solli golin e dytë të kundërshtarit. Ndëshkimet e këtij arbitri vazhdojnë edhe me disa raste të tjera që favorizonte dukshëm ekipin vendas ndërsa toleronte ndërhyrjet e tyre të ashpra ndaj futbollistëve të Vllaznisë. KF Vllaznia do të demaskojë veprimet e turpshme të këtij arbitri. Njëkohësisht pamjet filmike do ja dërgojmë edhe FSHF bashkë me kërkesën që ky arbitër të mos e drejtojë më Vllaznisë sepse për klubin tonë ai tani e tutje është non grata”. Shkodranët do ta dërgojnë edhe në FIFA dhe UEFA këtë çështje. “Pamjet filmike do t’ia dërgojmë FIFA-s dhe UEFA-s dhe do kërkojmë deri në fund ndëshkimin për t’i hequr stemën Enea Jorgjit. Futbolli shqiptar nuk ka nevojë për Enea Jorgjin dhe arbitrimet e tij skandaloze”- përfundon deklarata për shtyp e klubit Vllaznia.

Artikulli paraprakCUNGU: ARBITRI VENDIMTAR NË ELEMINIMIN E VLLAZNISË
Artikulli tjetërTUKAJ: RRITJA E PAGËS TË POLICËVE, FARSË E QEVERISË