
Ky është Isa Ujkaj, berberi më i vjetër në Koplik të Sipërm. Isaja e ka nisur këtë profesion prej 50 vitesh, ndërsa ende edhe sot që është 80 vjeç vijon ta ushtrojë këtë profesion me plot dëshirë. Çdo ditë, Isaja zgjohet që në orën 7 të mëngjesit për të hapur dyqanin ku pret klientet e tij.
80 vjeçari ka treguar se si lindi pasioni i tij për të filluar punën si berber.
Me kalimin e viteve puna ka ndryshuar tregon Isaja, pasi tashmë të rinjtë kërkojnë modele të ndryshme. Puna ka ardhur çdo ditë e më shumë në rënie si shkak edhe e emigrimit të banorëve.
Isa Ujkaj sot është 80 vjeç, çdo ditë punon rreth 8 orë në ditë pa u lodhur duke ushtruar me pasion punën e tij si berber në Koplik të Sipërm.