
Ish administratori i Postribës Altin Shabaj pas shkarkimit nga detyra deklaroi se e ka pritur një gjë të tillë pasi sipas tij kryebashkiaku Bardh Spahia që ka ndërmarrë këtë vendim është një përçarës prej kohësh i Partisë Demokratike.
Shabaj shprehet se kjo mënyrë e kryebashkiakut Spahia dhe pjesës tjetër të foltores nuk i shërben aspak bashkimit të PD por vetëmn përçarjes të mëtejshme të demokratëve.
Mënyra se si është vepruar me shkarkimin, ish administrator Shabaj thotë se i përket kohës së komunizmit.
Altin Shabaj drejtoi për 7 vite me radhë njësinë Postribë ndërsa tashmë duhet që ta lirojë zyrën brenda 5 ditëve pas shkarkimit nga bashkia Shkodër. Të dy administratorët e shkarkuar mund ta ndjekin këtë çështje në rrugë ligjore. Tashmë pritet që brenda pak ditësh të emërohen dy administratorët e rinj të Postribës dhe Dajçit.