Ish- ambasadori Bosch: Nuk do të ketë kthim vizash për shqiptarët

Ish- ambasadori i OSBE-se në Shqipëri, Robert Bosch, i cili sapo përfundoi mandatin e ambasadorit të Holandës në Kosovë, ka folur për sa i përket vëmendjes që ka marrë së fundmi rritja e kriminaliteti shqiptar në Holandë. “Siç e dini, para pak javësh në një gazetë holandeze u publikua një dokument i policisë së Amsterdamit, një dokument që fliste për të ashtuquajturën ‘rritje të mafies shqiptare në Holandë’. Oficeri i policisë në raportin e tij shkroi se, ndoshta duhet rimenduar regjimi i vizave, sepse po shohim se liria e vizave ka rritur krimin. Ky ishte një dokument i brendshëm, nuk ishte i destinuar për mediet, ndaj duke u bërë publik mori një vëmendje më të madhe se ç’duhej”, tha Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri, për Top Channel. Bosch ka shtuar se pavarësisht dokumentit nuk ka asnjë rrezik të një rikthimi të mundshëm të regjimit të vizave me Holandë. “Duhet të mbetej në kufijtë e një dokumenti të brendshëm të policisë, pasi policët nuk janë diplomatë”, thotë ai. Gjithashtu ish-ambasadori ka shtuar se shqiptarët vazhdojnë të mbeten një problem i madh në Holandë, pasi të rinjt shqiptar përpiqen të shkojnë drejt brigjeve britanike në mënyrë ilegale dhe kur nuk ja dalin jetojnë në rrugë. Pavarësisht kësaj, sipas tij nuk ka asnjë rrezik që në këtë valë emigracioni të rikthehet regjimi i vizave me Holandën. “Ata nuk vjedhin, por ama pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë që ata enden rrugëve të Holandës. Holandezët u kërkojnë policëve që t’i dëbojnë, por duke pasur regjim të lirë të vizave, policët nuk munden ta bëjnë këtë. Këta emigrantë tregojnë në këtë formë se as nuk e kanë idenë se ç’do të thotë regjim i lirë vizash, sepse mendojnë se mund të bëjnë gjithçka. Unë mendoj se, nëse ka krim, dhe krim ka kudo, nuk mund ta përgjithësojmë që janë shqiptarët ata që e bëjnë krimin në Holandë, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve janë njerëz të mirë. Kjo gjë u bë e madhe tani, ka shkuar deri në rang ministrish, por le të jemi të arsyeshëm: kriminelët e vërtetë nuk i ndal regjimi i vizave. Do të ishte shumë e padrejtë që njerëzit normalë të jetë viktimat dhe e gjitha kjo për faj të një polici”, ka shtuar më tej Bosch. Për sa i përket prespektivës së integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian, Bosch e sheh këtë gjë të ndodhë në 4-5 vitet e ardhshme. “Nëse për emigrimin mund të them se jam ekspert i fushës, për integrimin nuk mund të them të njëjtën gjë. Kemi parë Juncker në Parlamentin Europian që po punon shumë dhe tha se rruga është e hapur, por ama, unë mendoj se nuk do të ndodhë tani, do të ndodhë në 4-5 vitet e ardhshme”, u shpreh Bosch

Artikulli paraprakARRESTOHEN VËLLEZËRIT SHQIPTARË, AKUZOHEN PËR TRAFIK DROGE
Artikulli tjetërNJËZET PERSONA PARA GJYQIT, MES TYRE EDHE NJE SHQIPTAR I AKUZUAR PËR VRASJE