Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu është nominuar për një post të rëndësishëm, si ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore. Lajmi është njoftuar nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi.

Që prej 2018, Lu është ambasador në Republikën e Kirgistani. Lu është anëtar i karrierës në shërbimin e jashtëm. Ai ka shërbyer si ambasador në Republikën Kirgistan që nga viti 2018, pasi përfundoi mandatin në Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij Lu ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Ai di disa gjuhë të huaja mes të cilave, lexon dhe flet shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu.

Me postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA për një portofol që përmban Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin, ndër të tjera.

Artikulli paraprakNIS RIGJALLËRIMI I TURIZMIT! NË MARS HYNË NË SHQIPËRI MBI 170 MIJË SHTETAS TË HUAJ
Artikulli tjetërISH-PRESIDENTI I KOSOVËS, HASHIM THAÇI, FESTON DITËLINDJEN E 53-TË NË BURGUN E HAGËS