Është veshur me mister vdekja pak ditë më parë e artistit italian Franco Ciani, ish bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare Anna Oxa.

Në natën e 3 janarit 2020 në një hotel në Fidenza në provincën e Parmës u gjet i vdekur artisti italian Franco Ciani, ish bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare Anna Oxa.

Lajmi u bë i ditur vetëm dy ditë më vonë e sipas autoriteteve kemi të bëjmë me vetëvrasja.

Por ndaj kësaj ngjarje ka reaguar së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila ka hedhur dyshime të forta duke mos i besuar tezës së vetëvrasjes.

“E kam të vështirë ta besoj se ai ka kryer një veprim të tillë, thotë ajo. Ai dinte shumë gjëra e nëse do isha familjare e Ciani-t do të kërkoja të thellonin hetimet.”

Franco Ciani për 10 vite rresht ka qënë i lidhur me këngëtaren me origjinë shqiptare Anna Oxa me të cilën u martua më vitin 1982. Ai është bashkëautor i këngëve të sukseshsme të saj e të prezantaura në Festivalet e Sanremos si “Tutti i brividi del mondo”, “Ti lascero”, ‘È tutto un attimo”, “Quando nasce un amore’, etj.

Franco Ciano 62 vjec ndërroj jetë pasi u vetëmbyt me një qese plastike në kokë e pasi ndryshoj foton e profilit në ëhatsApp duke e zevendësuar me një ëngjëll.
Sipas mediave italiane ku gjest tragjik ka lidhje me boxhet e shumta që kishte e problemet profesionale të viteve të fundit.

Pas ndarjes me Anna Oxa në fillim të viteve ’90 , Franco Ciani u martua me pornostaren italiane e njohur si “Venera e bardhë” Manuela Falorni, sot 61 vjec.

Pas deklaratave të Anna Oxa e artikujve mediatike ajo ka reagur duke “e quajtur jo korrekte që mediat intervistojnë sih bashkëshorten Anna Oxa e cila ka 30 vite që nuk ka komunikuar as me një ciao të thjeshtë me Cianin.

“Të dëgjoj fjalët e saj, thotë e veje e artistit italian, më bën të vjell e provoj shpifje për cdo qënie njerëzore mbi tokë që nuk ka minimumin e sensibilitetit…”

Artisti Franco Ciani ka bashkëpunuar gjatë karreierës së tij me këngëtarët më të mirë të muzikës italiane.

Artikulli paraprak159 AKUZA SEKSUALE, BURGIM TË PËRJETSHËM ABUZUESIT
Artikulli tjetërAMERIKANËT HABITEN ME VALIXHEN E SHQIPTARËVE, PRESH, PLËNC, MISH