Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti Ahmet Osja, I cili u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 78 vjeçare. Familjarë, miq dhe dashamirës I dhanë lamtumirën e fundit në xhaminë e Parrucës.

Myftiu I Shkodrës Imam Muhamed Sytari vlerësoi kontributin e Ahmet Osjes si mësues dhe themelues I Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” por jo vetëm.

Edhe drejtori I Medresës “Haxhi Sheh Shamia” Kujtim Dervishi vlerësoi kontributin e Ahmet Osjes në ngritjen e këtij institucioni në Shkodër.

Për përgjegjësin e Myftinisë Shkodër, Arben Halluni, Ahmet Osja do të mbetet gjithmonë një njeri me vlera të mëdha intelektuale dhe me një kontribut të veçantë në shumë fusha.
Ahmet Osja u nda nga jeta në hënën e dy gushtit në Shkodër.

Ai do të mbahet mend si ish-deputeti I Partisë Demokratike në vitit ’92-’96, studiues I botanikës dhe themelues I Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, por jo vetëm. Star Plus Televizion I shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.