Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka publikuar një video nga Shkodra, ku tregon situatën e krijuar nga përmbytjet.

Sipas Spahisë, në qytetin verior ka një situatë të agravuar të përmbytjeve, ndërsa shton se qeveria refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Mesazhi i Spahisë:

Ka një situatë të agravuar të përmbytjeve në Shkodër për shkak të reshjeve që vijojnë dhe situata nuk po njeh përmirësim.

Pushteti vendor në Shkodër po bën maksimumin për t’u qëndruar banorëve pranë por është lënë I vetëm nga qeveria.
Refuzimi i Edi Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është pabesi ndaj banorëve të Shkodrës.
Janë mbi 4 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe uji sic shihet nga pamjet e sotme ka hyrë brenda në qytet. Kjo është situata që Edi Rama refuzon ta konsiderojë! Ai refuzon të ndërhyjë për të ndihmuar në një situatë të tillë.
Në 8 vitet e rregjimit të tij, Shkodra nuk ka njohur mbështetje por vetëm denigrim nga qeveria e situata mbetet e njëjtë edhe sot, kur banorët kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e qeverisë e cila paguhet me taksat e tyre për t’u kujdesur për ta!
Shikoji këto pamje Edi Rama! Situta nuk pret: shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse e ke detyrim njerëzor, e jo përmbushje e mllefit të verbër nga refuzimi politik që të ka bërë gjithnjë Shkodra! #ShkodraNukHarron

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI: ASNJË MBËSHTETJE NGA QEVERIA, RAMA PO HAKMERRET POLITIKISHT ME SHKODRËN, TË SHPALLË GJENDJEN E FATKEQËSISË NATYRORE
Artikulli tjetërILIR META TJETËR “THUMB” FATOS NANOS: SA HERË KOLLITEJ DOKTORI, AI LARGOHEJ NGA TIRANA. SI KARAKTER, MBETET ORDINER!