Kombëtarja është në prag të sfidës së raundit të tretë kualifikues për Botërorin. Ndeshja me Serbinë do të zhvillohet pikërisht në “Arena Kombëtare”, më 7 qershor ora 20:45.
LETRA:
“Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos
Unë jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i legjislacionit të IX të Republikës së Shqipërisë dhe trainer futbolli (ish këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ngaqë kisha nxjerrë një lloj stërvitje për me aftësue futbollistat teknikisht e që me porosi të FSH.F u eksperimentua dhe doli që ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që publikonte FIFA dhe që e dini Juve.
Meqenëse ndeshja me Serbinë është e një rëndësie dhe politike e nje rëndësie të veçantë dhe futbollistët shqiptarë që ju keni në dispozicion nuk kanë si ta dijnë, po ju lutem të më jepni mundësinë të ju a vë në dispozicion futbollistëve (sidomos sulmues, por jo vetëm) që të bëj që 100% ndeshjen ta fitojmë më Serbinë.
E kuptoj vështirësinë Tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3-4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.
Me shpresë se keni dëshirën Tuaj të padiskutueshme për ta fituar ndeshjën Shqipëri – Serbi do të plotësoni kërkesën time që futbollistët të njihen me këtë progres, e ndeshja sigurisht të fitohet me rezultat të mirë nga Shqipëria”.

Artikulli paraprakNDOTJA E LUMIT “KIR” VIJON
Artikulli tjetërARSID KRUJA RIKTHEHET NË SHKODËR PËR TË VESHUR SËRISHT FANELLËN KUQEBLUH