Nga Shkodra gjatë një bashkëbisedimi me studentët ish-deputetja e partisë demokratike Mimoza Hajdarmataj u shpreh se do të jetë në krah të studentëve të cilët pritet ti rikthehen sërish protestave me 4 Dhjetor.

Sipas saj pakti për Universitetin dështoi sepse qeveria nuk realizoi kërkesat e studentëve ndonëse i premtoi veprime konkrete në aspektin fiananciar e akademik.

Ish- deputetja Hajdarmataj inkurajon opozitën që të shpalosë një program sa më bindës sepse situata në të cilën ndodhet rinia sot dhe qytetarët është një këmbanë alarmi për të gjithë thotë ajo.

Studentët pritet ti rikthehen sërish tubimeve kundër qeverisë për plotësimin e kërkesave, që sipas tyre nuk u arritën të plotësoheshin përmes Paktit për Universitetin. Lëvizja për Universitetin ka dalë zyrtarisht me datën e rinisjes së protestës studentore që është 4 Dhjetori i këtij viti