Policia e Shtetit mund ta bëjë vetë Vettingun në radhët e saj shprehet ish drejtori i policisë së shtetit Bajram Ibraj i cili drejtoi organizatën e policisë për 5 vite në periudhën 2002-2007. Ish drejtori Ibraj shprehet se më parë duhet bërë Vettingu për Administratën Publike dhe më pas për policinë.

Sa i përket akuzave të opozitës për policinë e shtetit, ish drejtori Ibraj thotë se opozita ka të drejtë të polemizojë por edhe policia të japë përgjigjet e saj dhe në rast të mungesës së efikasitetit ajo që kërkohet është rritja profesionalizmit nga efektivët.

Nga ana tjetër kërkon që politika të mos ndërhyjë tek policia dhe madje kjo organizatë të mbështetet me buxhete për të luftuar krimin.

Ish kreu i policisë së shtetit ka edhe një mesazh për policinë por edhe për qytetarët.
Këto deklarata ish drejtori Ibraj i bëri gjatë një aktivitetit në qytetin e Shkodrës ku mori pjesë.