Një ish gjeneral serb, gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” tha se të afërm të Adem Jasharit dhe një ish-ministër në Kosovë spiunonin për çdo lëvizje të heroit kosovar Adem Jashari që mbeti i vrarë bashkë me familjen e tij gjatë pushtimit të Kosovës nga Serbia.

“Ne ishim ne dijeni ne çdo hap qe bënte komandanti i shqiptareve Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për ketë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çfarë po bënte”. Ai gjithashtu theksoi se ne kohen e paraluftës dhe te pasluftës ishin shumë spiun  shqiptar te cilët e kishin shitur veten dhe kombin e tyre për ca mijëra euro. Me tej ish-gjenrali tregoi se ata mund ta kishin vrare Adem Jasharin kur te donin dhe ku te donin madje mund ta zinin edhe te gjalle pasi spiunet e informonin atë ne çdo kohe. “Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo,madje edhe mund ta zinim edhe te gjalle mirëpo ne i vramë familjen për ti dërguar një mesazh ndërkombëtareve”. Ai tregoi se 3 spiune ishin te afërm te Adem Jasharit por pa përmendur emra, ndërsa si spiuni me i madh tha qe ishte një ish-ministër. “Ministri”na informonte për çdo gjë madje edhe për detajet me te vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata, atij të themi i pëlqenin shumë paratë”- ka deklaruar ish-gjenerali serb duke hedhur kështu akuza dhe duke hapur një tjetër debat për luftën e Kosovës. UÇK-në gjatë gjithë intervistës e quajti si një organizatë kriminale ndërsa tregoi edhe se si serbët lëviznin në territorin shqiptar në ato vite.