Ndryshe nga shkollat e qytetit ne ato te Njësive Administrative pajisja me lendet ngrohëse paraqitet problematike, kjo për shkak te fondeve te trashguara nga ish-komunat.

Eshte vete shefi I Zyres Arsimore ne Bashkine Shkoder Ludovik Vukaj qe pranon se nese temperaturat e ftohta do te vijojne edhe ne muajin shkurt dhe mars shkollat e njesive administrative do te mbeten pa lende ngrohese. Drejtori Vukaj thote se nga ish-komunat me problematike per sa I perket trashgimise se fondeve eshte ajo e Berdices apo ish-komunat e zones se Dukagjinit. Nderkohe aktualisht ka perfunduar faza e dyte e shperndajes se lendeve ngrohese ku vetem per shkollat qe ngrohen me gaz jane shperndare rreth 1000 bombula gazi.