Një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve jetim dhe familjeve shkodrane që kanë humbur kryefamiljarin dhe nuk kanë një strehë shumë shpejt do të kenë një zgjidhje përfundimtare.

Bashkia Shkodër është bërë fituese e një projekti në Ministrinë e Zhvillimit Urbanpër strehimin e këtyre shtresave sociale. Në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë që të ndërtohet një godinë e re për sterhimin e tyre sepse është vendosur që konvikti që deri vonë shërbeu për nxënësit e shkollës së mesme pyjore “Kolë Margjini” të rikonstruktohet. Aktualisht kjo godinë qëndron e mbyllur sepse ndodhet në një gjendje të amortizuar dhe prej kohësh nxënësit e shkollës pyjore nuk qëndrojnë aty për shkak se nuk ofron kushtet e duhura. Në këtë mënyrë është vendosur që kjo ndërtesë të rikonstruktohet. Bashkia Shkodër dhe Ministria e Zhvillimit Urban kanë rënë dakord për një aktmarrëveshje bashkëpunimi për strehimin e jetimëve e cila pritet që edhe të firmoset për ta zyrtarizuar edhe pse parimisht është gjetur akordi mes palëve. Në këtë akt-marrëveshje thuhet qartazi se qëllimi është për angazhimin e palëve, bashkisë dhe ministrisë për kryerjen e shërbimit të rikonstruksionit dhe përshtatjen e godinës s ëish-konviktit në banesa sociale për strehimin e jetimëve në Shkodër. Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se kati i parë do të shërbejë si një qendër multifunksionale ku pritet që të ketë disa shërbime të ndryshme. Tre katet e tjera të kësaj ndërtese do të përdoren për të strehuar jetimët e Shkodrës por edhe familje të cilat kanë humbur kryefamiljarët. Ende nuk është e qartë plotësisht se do të jetë kapaciteti për të ditur se sa do të jetë numri i jetimëve dhe familjeve që do të strehohen aty pasi të rikonstruktohet. Gjithashtu ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë rikonstruksioni edhe pse mendohet shumë shpejt. Kjo nismë për strehimin e jetimëve në banesa sociale tek godina e ish-konviktit të shkollës pyjore thjeshtë e zbut pak këtë problem social në Shkodër duke qenë se në 10 vite bashkia Shkodër nuk ka mundur që të strehojë më shumë se 222 familje në total ndërsa zyrtarisht nga 2005-sa e dëri më sot janë 1880 kërkesa për strehim. Mendohet se në godinën e re që do rikonstruktohet të vendosen 70 deri në 100 jetim dhe familje që kanë humbur kryefamiljarin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAVOKATI I POPULLIT IGLI TOTOZANI NË “TONIGHT STAR PLUS”
Artikulli tjetër“ANNA FOUNDATION” SJELL NJË ATMOSFERË NDRYSHE